aparatura laser mjekësor

Makineria Lipolaser - Tonifikim dhe dobësim i lokalizuar

Teknologjia e makinerisë Lipolaser për dobesim, e sigurtë dhe jo invasive e gjeneratës së fundit për trajtime estetike kundër celulitit me frekuencë valësh 808 nm dhe 940 nm infra të kuqe.

Funksionimi i makinerisë laser për dobësim LIPOLASER bazohet në biostimulimin e kanaleve metabolike natyrore. Dy frequencat optimale të valëve të përdorura gjatë seances kanë një afinitet selektiv ndaj adipociteve.

Ato ndihmojnë në reaksion kimik tek trigliceridet të cilat ndahen në acide yndyrore dhe glicerinë për t'u transportuar më pas përmes sistemit limfatik.

Trajtimet e dobësimit me makinerinë LIPOLASER, janë absolutisht në siguri të plotë, nuk janë invasive dhe garantojnë rezultate të kënaqshme që në seancen e parë.

aparatura estetike lipolaser

Aplikatorët e Makinerisë për Dobësim Lipolaser

Makineria laser për dobësimim e teknologjisë së fundit LIPOLASER vë në funksion nga 8 deri në 12 pllaka të përmasave të mëdha dhe me një zgjedhje aktivizimi nga 16 deri në 30 dioda laser për pllakë.

Gjithashtu edhe 2 pllaka te tjera të përmasave më të vogla që ndihmojnë për të mbuluar njëkohësisht zonën e barkut, këmbëve dhe inguine.

Pllakat e evoluara kanë një sistem inovativ dhe shumë praktik bashkimi ndërmjet tyre i cili lehtëson pozicionimin sipas zonës që do të trajtohet.

makineri dobësimi lipolaser

Rezultate efikase me makinerinë laser për dobësim Lipolaser

Përveç veprimit kundër yndyrës së tepërt, aparatura LIPOLASER është gjithashtu shumë efikas kundër celulitit duke stimuluar mikroqarkullimin me oksigjenim të konsiderueshëm të indeve dhe elasticitet më të madh të lëkurës.

Me përdorimin e makinarit për dobësim LIPOlaser D2 arrini të keni një humbje të perimetrit prej 2cm deri në 4cm për seancë. Seanca prej 20-30 minuta duhet të përsëritet 2 herë në javë për të paktën 4 javë.

Një rritje e konsiderueshme e rezultateve mund të arrihet me përdorimin e radiofrekuencës së kombinuar me vakum të kryer në të njëjtin seancë.

GARANTOJMË SHËRBIMIN TEKNIK BRENDA 24 ORËVE KUDO NË SHQIPËRI!

Na Kontakto Tani